Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Frika nga koronavirusi, derbi për titull dhe Milan-Genoa, pa tifozë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 15:47 | Futboll
Frika nga koronavirusi, derbi për titull dhe Milan-Genoa, pa tifozë

Edhe sporti në Itali tashmë do të duhet të dorëzohet përballë epidemisë së koronavirusit që është përhapur me ritme të shpejta në veri të vendit fqinj.

Pas shtyrjes së një sërë takimesh të javës 25-të, Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendimin që derbi i Italisë, Juventus-Inter, i cili pritet të vendosë shumë në garën për titull këtë sezon, të luhet pa tifozë. Po ashtu, edhe sfida tjetër e kësaj jave, ajo mes Milanit dhe Genoa-s.

Ndërkohë, Inter-Ludogorts, takimi i vlefshëm për Europa League, rrezikon të luhet në fushë neutrale dhe pa praninë e tifozëve, ndërsa përballja e prapambetur me Sampdoria do të luhet më 20 maj, katër ditë përpara javës së fundit të kampionatit ose do të zërë vendin e gjysmëfinales së kthimit ndaj Napolit, javën e ardhshme, me këtë të fundit që do të spostohet në një tjetër datë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani