Koronavirusi, autoritetet në Kosovë në gatishmëri

MB KOSOVA frame 102 1100x620

Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë tashmë ka miratuar planin e gatishmërisë dhe reagimit për koronavirusin.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në këtë plan parashihen me dhjetëra veprime e aktivitete ndërsektoriale që kanë të bëjnë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut.

“Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale”, njofton Ministria e Shëndetësisë.