Koronavirusi, Basha: Koha të flasin mjekët, larg propagandës

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike foli për rrezikun nga koronavirusi, duke u shpreh se PD po e ndjek situatën me vëmendje të madhe, së bashku me ekspertët e saj.

Basha, theksoi se tashmë është momenti të flasin mjekët dhe se duhet të qëndrojmë larg propagandës.

“Kam ndjekur me intensitet zhvillimet në Italinë fqinje dhe rrezikun e shtuar për Shqipërinë. Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të fushave të epidemive dhe me një numër profesorësh dhe specialistësh.

Kam disa mesazhe përmes mediash, kur e di që shumëkush prej jush po përjetoni momente pasigurie dhe ankthi. Sot është koha të flasin mjekët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete dhe ky plan duhet të shpërndahet. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve. Nuk është koha për propagandë, por koha që të flasin mjekët”, tha Basha.