Koronavirusi në Itali, Milano gjysmë bosh, por nuk mungojnë kinezët

Qyteti i Milanos, kryeqendra e rajonit të Lombardisë, është kthyer në një qytet gjysmë bosh. Në rrugët ku zakonisht qindra persona nxitojnë për të shkuar në punë, apo në sheshet kryesore, ku zakonisht të rinjtë kalojnë kohën e lirë, sheh shumë më pak qarkullim.

Megjithatë, nuk mungojnë kinezët, të cilët me maskat në fytyrë vizitojnë dhe fotografojnë monumentet. Në disa foto të publikuara nga mediat italiane, duken edhe disa modele që pozojnë për fotografin teksa realizojnë një set, por ndërsa ato shfaqen të shpenguara, fotografi ka vendosur maskën në fytyrë, për të mos rrezikuar. Disa prej muzeve të qytetit janë mbyllur, sikurse edhe vendet e tjera të mbledhjes masive të njerëzve.