Koronavirusi, zyrtari i OBSH-së: Po përgatitemi për një pandemi të mundshme

687b0ce3 d70c 44c9 9f63 be63af27c3dc 1100x620

Mike Ryan, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Emergjencat Shëndetësore, deklaroi këtë të hënë se është shumë herët për të shpallur pandemi për koronavorusin, por tani është koha që të përgatitemi për këtë.

“Shikoni se çfarë ka ndodhur në Kinë, kemi parë ulje të numrit të të rasteve me persona të infektuar. Pavarësisht se këto të dhëna të çojnë kundër logjikës së një pandemie, kemi parë rritje të rasteve në vende si në Kore, prandaj jemi në fazën e përgatitjes për një pandemi të mundshme”, tha ai.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, janë 53 persona të infektuar me virusin Covid-19. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, 36 prej tyre janë persona të cilët ndodheshin në bordin e anijes turistike “Diamond Princess”, në Japoni, ndërsa 3 të tjerë ishin persona të rikthyer në atdhe nga Kina.

Ndërsa 14 rastet e tjera janë shpërndarë 8 në Kaliforni, 1 në Masaçusets, 1 në shtetin e Uashingtonit, 1 në Arizona, 2 në Illinoi dhe 1 në Uiskonsin.