Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Makina futet mes turmës në paradën e karnavaleve të qytezës gjermane, disa të plagosur

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 16:04 | Bota

Një makinë është futur mes turmës gjatë një parade karnavalesh në qytezën gjermane Volkmarsen, raporton Policia.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre disa fëmijë të vegjël, ndërsa shoferi është ndaluar nga autoritetet. Arsyeja e veprimit të tij mbetet ende e panjohur.

Gazeta gjermane “Bild” citon dëshmitarë okularë, që thonë se një Mercedes Benz ngjyrë argjendi u fut mes turmës dhe përshkoi rreth 30 metra para se të ndalonte. Ndërsa “Frankfurter Rundschau” citon dëshmitarë të tjerë të cilët thonë se dukej sikur shoferi kishte për objektiv fëmijët që ndodheshin aty duke ndjekur paradën.

Dëshmitarë të tjerë thanë gjithashtu për “Bild” se personi që ngiste makinën ishte mes 20 dhe 30 vjeç. Pasi u ndalua, njerëzit shkuan drejt tij të nxehur dhe efektivët e policisë duhet ta mbronin.

Volkmarsen është një qytezë e landit Hesse në Gjermaninë qendrore, rreth 280 km larg Berlinit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli