Mesazhi audio në rrjetet sociale për koronavirusin, Prokuroria nis hetimet

prokurori 1100x620

Një mesazh audio u shpërnda një ditë më parë në rrjetet sociale, ku thuhej se në Shqipëria janë konfirmuar rastet e para me koronavirus, por nuk janë bërë publike.

Kjo u hodh menjëherë poshtë nga autoritetet në vend, duke u vlerësuar si një lajm i rremë, me synimin për të përhapur panik.

Ndërkohë, ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim në lidhje me këtë rast për informacione të dyshimta si të rreme.