Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti Donald Trump nis vizitën e tij të parë në Indi

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 08:14 | Bota
Presidenti Donald Trump nis vizitën e tij të parë në Indi

Presidenti amerikan Donald Trump nis sot vizitën e tij të parë në Indi, me fokus thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbërrin në Gujarat, shtëpi e kryeministrit indian Narendra Modi.

Më pas, Trump do të udhëtojë drejt Agra për të vizituar Taj Mahal, përpara se të mbërrijë në kryeqytetin Delhi për bisedime zyrtare me kryeministrin Modi.  

Mijëra vetë pritet të dalin në rrugë për të mirëpritur presidentin amerikan ndërsa në mbarë vendin janë shtuar masat e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara janë partneri më i madh i Indisë, me bilanc tregtar në shumën e 142.6 miliardë dollarëve në 2018-ën. Pavarësisht forcimit dhe rritjes së bashkëpunimit politik, por edhe në fusha strategjike, mes dy vendeve ka patur tensione.

Donald Trump është shprehur se tarifat e Indisë, taksat mbi importet, janë të papranueshme dhe e ka përshkruar Indinë si mbretin e tarifave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë