Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Producenti i Hollywood, Weinstein, shpallet fajtor për 2 akuza, por i shpëton burgimit përjetë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 18:07 | Bota
Producenti i Hollywood, Weinstein, shpallet fajtor për 2 akuza, por i

Harvey Weinstein shpallet fajtor për veprime seksuale kriminale dhe përdhunim. Vendimi në dëm të producentit amerikan të filmave në Hollywood u mor pas dëshmisë së Miriam Haley e cila tha se Weinstein e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale orale me të në vitin 2006, si dhe dëshmisë së Jessica Mann, e cila tha para gjykatës se Weinstein e kishte përdhunuar në vitin 2013.

Për përdhunimin e shkallës së tretë, siç ishte akuza ndaj ish-partneres së tij Mann, Weinstein rrezikon deri në 4 vite burg, ndërsa për veprën kriminale seksuale rrezikon deri në 5 vite burg.

Ai u shpall gjithsesi i pafajshëm për akuzën më të rëndë me të cilën përballej, ngacmim seksual të vazhdueshëm, vepër për të cilën rrezikonte minimumin 10 vite burg dhe maksimumi burgim të përjetshëm.

Pas vendimit të shpalljes fajtor, Weinstein u largua nga salla e gjyqit në pranga, pasi do të qëndrojë në qeli, deri sa të jepet dënimi. Ndërkohë publicisti i tij, Juda Engelmayer, tha për CNN se avokati kishte nisur të përgatiste dokumentet për të apeluar vendimin.

Akuzat ndaj producentit për abuzime seksuale nxitën një numër të madh aktoresh dhe figura të tjera të denonconin raste të ngjashme në botën e spektaklit në Shtetet e Bashkuara, ku shumë personazhe të tjerë u akuzuan për ngacmime seksuale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani