Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Provat e derbit, Tirana e Partizani ndajnë pikët në duelin e ekipeve “B”

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 16:41 | Futboll
Provat e derbit, Tirana e Partizani ndajnë pikët në duelin e

Në prag të supersfidës së të premtes, Tirana dhe Partizani u ndanë në paqe në provën e parë të derbit.

Përpara ndeshjes që do të luhet në Arenën Kombëtare dhe që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë Shqipërisë, dy skuadrat u përballën në derbin e skuadrave “B”.

Takimi i vlefshëm për Kategorinë e Dytë u mbyll në barazim 1 me 1, me Beshirajn që iu përgjigj avantazhit të Melanit.

Rivaliteti në fushë ishte i madh sepse si te Tirana, ashtu edhe te Partizani, u aktivizuan disa nga yjet e ekipeve të para. Për bardheblutë ishin në fushë Edon Hasani dhe Mario Morina, ndërsa në radhët e të kuqve u aktivizuan të përjashtuarit e mëdhenj të këtij sezoni, talenti i Shpresave, Esat Mala dhe mesfushori Romero.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani