Rinis gjyqi ndaj Weinstein, producenti rrezikon burg përjetë

WEINSTEIN 1100x620

Rinis sot gjyqi ndaj producentit Harvey Weinstein, atje ku po zhvillohen seancat e fundit ndaj tij, pas më shumë se dy vitesh që nga koha kur akuzat ndaj tij tërhoqën vëmendjen e gjerë të publikut, të cilat kulmuan me lëvizjen #MeToo.

Manjati i filmave po përballet me akuzat se ka sulmuar seksualisht një grua në një dhomë hoteli në Manhatan në 2013-n dhe se ka kryer një akt seksual të detyruar me një grua tjetër në 2016-n.

Weinstein nuk i ka pranuar akuzat dhe thotë se marrëdhëniet kanë qenë në konsensus. Nëse dënohet, ai do të marrë dënimin e përjetshëm. Që kjo të ndodhë, prokurorët duhet të provojnë se Weinstein ka një traditë dhune ndaj grave.

Prokurorët kërkojnë gjithashtu që 75 gra, të cilat kanë akuzuar publikisht Weinstein për sjellje të pahijshme seksuale, të dëgjohen nga juria. Akuzat e para ndaj tij u publikuan fillimisht nga gazeta “New York Times” dhe revista “The New Yorker” në tetor të 2017-s.