Shkolla private mbyll dyert nga frika e koronavirusit, Ministria e Arsimit i heq licencën

besashahini 1100x620

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një komunikimi në Facebook njofton se i është hequr licenca një shkolle private e cila në mënyrë të paligjshme ka mbyllur dyert nga frika e koronavirusit.

Sipas ministres Shahini, shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor vetëm me urdhër të ministrit dhe drejtuesit e saj, që në këtë mënyrë kanë përhapur panik, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor vetëm me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila nuk ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, shkruan Shahini në rrjetet sociale.