Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Stuhi rëre nga Afrika, Tenerife duket si Marsi

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 21:58 | Bota

Që nga e shtuna, të gjitha fluturimet, drejt dhe nga, ishujt Kanarie janë pezulluar nga autoritetet spanjolle, pasi aeroporti i Tenerifes u shndërrua si të ishte një pjesë e planetit Mars, për shkak të stuhisë së rërës që vinte nga Maroku.

Shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi se, stuhitë e rërës, me erë që do të arrinte deri në 120 km/h, do të vazhdonin deri të mërkurën, ndërsa përveç ishullit Gran Kanaria do të goditeshin edhe Lanzarote dhe Fuerteventura.

Autoritetet lokale deklaruan gjendjen e gatishmërisë dhe i këshilluan njerëzit të qëndronin në shtëpi, duke mbyllur dyer e dritare, ndërsa u anuluan edhe disa aktivitete të lidhura me karnavalet.

Ishujt Kanarie ndodhen rreth 100 kilometra nga brigjet e Marokut dhe janë një destinacion turistik për evropiano-veriorët që kërkojnë rreze dielli dhe temperatura të larta në dimër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë