Të gjithë duan një maskë! Radhë të gjata

Mijëra persona kanë qëndruar në radhë në qytetin e Daegu në Korenë e Jugut për të blerë një maskë, e cila ditët e fundit është bërë objekti më i kërkuar nga banorët për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Pamjet e “frikshme” me dron vijnë nga pjesa qendrore e Daegut, i cili konsiderohet dhe si zona më e prekur nga epidemia e rrezikshme, me origjinë nga Wuhan i Kinës.

Koreja e Jugut, tashmë, konsiderohet si vendi i dytë në botë me më shumë të prekur nga virusi vdekjeprurës, ku numri i rasteve ka arritur në 830.