Zyrtare: Inter-Ludogorets do të luhet me dyer të mbyllura

inter ludogorets 600x338

Inter-Ludogorets, ndeshja e vlefshme për 1/16 e Europa League, do të luhet sipas programit ditën e enjte në Milano, por pa tifozë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi bullgar, që ka njoftuar se UEFA i ka lajmëruar që ndeshja kundër zikaltërve do të luhet me dyer të mbyllura.

Gjithësesi, UEFA ka bërë me dije se do ta monitorojë situatën në veri të Italisë dhe do të reagojë menjëherë nëse ajo ndryshon.