Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

3 të dyshuar për koronavirus në Kosovë, testimi rezulton negativ

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 20:25 | Kosova
3 të dyshuar për koronavirus në Kosovë, testimi rezulton

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se pas testeve të kryera ndaj tre qytetarëve të dyshuar se ishin të infektuar me koronavirus, rezultatet kanë dal negative. “Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Të tre personat e dyshuar kishin ardhur nga Italia, dy prej tyre përmes Shqipërisë. Të tre ishin paraqitur në Klinikën Infektive në Prishtinë. Njëri prej tyre është 69 vjeç, i cili ka shkuar në Kosovë direkt nga Italia, ndërsa dy rastet e tjera janë dy persona nga Kosova, të cilët u ndaluan në kufirin Shqipëri-Kosovë në Vërmicë të martën. Të dy burrat, 25 dhe 23 vjeç, po shkonin në Kosovë nga Italia përmes Shqipërisë me makina të ndryshme, ndërsa njëri prej tyre ka pasur temperaturë të lartë.

Por fatmirësisht pas testimeve ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk është i infektuar me koronavirusin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani