Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Atentati ndaj prokurorit, Redjan Rraja kërkon liri në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 16:48 | Kronikë
Atentati ndaj prokurorit, Redjan Rraja kërkon liri në Gjykatën e

Redjan Rraja, i arrestuar i vetëm si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. 34-vjeçari qëndron në qeli prej momentit të arrestimit, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli kanë vendosur për të masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë, i dyshuari këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me atentatin e mbrëmjes së 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit, ku u plagos prokurori Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi pak ditë pas ngjarjes.

Ndonëse e ka regjistruar, Gjykata e Lartë është në pamundësi të shqyrtimit të kërkesës së Rrajës për shkak të mbetjes së saj me vetëm një gjyqtar.

Redian Rraja akuzohet për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje e dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit, prokurorët kanë pretenduar se kanë gjetur gjurmë gishti të tij në një palë syze në mjetin e përdorur nga autorët e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë