Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Derbi Tirana-Partizani, biletat shiten me ritëm rekord

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 21:09 | Futboll
Derbi Tirana-Partizani, biletat shiten me ritëm rekord

Klubi i Tiranës ka njoftuar se shitja e biletave “ka ecur me një ritëm të jashtëzakonshëm”, duke bërë me dije se “gjysma e stadiumit është shitur në pak orë”.

“Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi. Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse. Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Çdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Çdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera”, lexohet në njoftimin e klubit të Tiranës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli