Eksperti i Harvardit: Bota do ta mundë koronavirusin, gripi sezonal më i rrezikshëm

EKSPERTI I HARVARD koronavirusi KEE PARK 1100x620

Një studiues në universitetin mjekësor të Harvardit mendon se bota do të arrijë ta mundë virusin e ri, që sipas tij, nuk është më i rrezikshëm se gripi sezonal.

“Gripi sezonal është më i përhapur dhe shkakton më shumë vdekje se sa CODIV-19. Në Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, rreth 34 mijë amerikanë vdiqën si pasojë e gripi sezonal. Është një numër masiv, por duket se vëmendja më e madhe është tek COVID-19.

Kjo po ndodh për faktin se është një virus i ri dhe njerëzit janë më të predispozuar t’i frikësohen gjërave që nuk kuptojnë. Mendoj se duhet të qetësohemi dhe ta shohim gjithçka në perspektivë, të praktikojmë higjienë të mirë dhe të përdorim dezinfektantë. Do të vijë momenti që do të kalojë. Ne do ta kapërcejmë këtë situatë”, tha Kee Park, ekspert në Harvard.