Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ekzekutohen vëlla e motër në Mirditë, dyshohet nga ish-bashkëshorti

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 21:24 | Kronikë
Ekzekutohen vëlla e motër në Mirditë, dyshohet nga

Dy persona, vëlla e motër, janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të marte në Mirditë. Policia thotë se ngjarja e rëndë, ka ndodhur rreth orës 20:40, në Kodër-Rrëshen.

Viktimat janë shtetasit V.F. dhe E.F., vëlla e motër. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K., nga fshati Zejmen Lezhë, ish-bashkëshorti i shtetases E.F., i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe grupi hetimor, por edhe forcat speciale, RENEA dhe FNSH nga Shkodra. Shërbimet e Policisë po "krehin" zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë