Goli spektakolar i Mertens ndaj Barcelonës, Ter Stegen nuk lëviz nga vendi

Dries Mertens kaloi në avantazh Napolin në ndeshjen ndaj Barcelonës me një gol spektakolar.

Një pakujdesi në mbrojtjen e katalanasve bëri që Zielinski të rekuperonte topin dhe ta pasonte te Mertens, i cili në hyrje të zonës goditi fort duke e dërguar topin në trekëndësh.

Portieri, Ter Stegen mbeti i palëvizur.