Konfirmohen rastet e para me koronavirus në Kroaci dhe Austri

Koronavirusi ne Austri dhe Kroaci 1100x620

Në Kroaci dhe në Austri janë konfirmuar rastet e para me koronavirus. Dy personat në Austri dhe një në Kroaci kanë udhëtuar së fundmi nga veriu i Italisë, ku janë prekur mbi 280 persona, ndërsa kanë humbur jetën 7 të tjerë.

Zyrtarët e shëndetësisë në Austri, kanë bërë të ditur se dy personat e prekur janë shtetas italianë, të cilët jetojnë në rajonin e Tirolit në Austri. Ndërkohë, pacientja nga Kroacia ishte kthyer nga një udhëtim nga Milano në fundjavë.

Koronavirusi është përhapur në Itali me ritme mjaft të shpejta nga e premtja e javës së kaluar, ku deri më tani janë konfirmuar 287 të prekur.

Në të gjithë botën, më shumë se 80 mijë persona janë konfirmuar të prekur me koronavirus, ndërsa të paktën 2700 janë konfirmuar të vdekur nga virusi që shkakton pneumoni.