Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi nuk e ndal politikën; PS, 3 ditë kongres dhe Meta tubim

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 15:03 | Politikë
Koronavirusi nuk e ndal politikën; PS, 3 ditë kongres dhe Meta tubim

Politika duket se nuk trembet nga koronavirusi. As Presidenca dhe as mazhoranca nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga grumbullimet masive që kanë në agjendë.

Presidenca konfirmon për A2 se do të mbledhë njerëzit në shesh në 2 mars, pavarësisht situatës. Në anën tjetër, Taulant Balla pohon se Kongresi i PS do të mbahet sipas planifikimit në Pallatin e Kongreseve, ndërsa akuzoi PD-në dhe ish-kryeministrin Berisha si shpërndarës i panikut.

“Është e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla, të cilat nuk kanë asnjë të vërtetë brenda tyre. Për më tepër, dikur, ky person ka qenë edhe doktor.

Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të zhvillohet normalisht sipas të gjithë agjendës 3-ditore. Kongresi do të zhvillohet në një mjedis të mbyllur, në Pallatin e Kongreseve”, u shpreh Taulant Balla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë