Masat në kufi për koronavirusin, Kakavija pa mjekë, kontroll 24 orësh në pikat e tjera

Koronavirusi Masat ne kufij  1100x620

Në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare kanë vijuar kontrollet mjekësore në mënyrë të pandërprerë.

Përveç matjes së temperaturës dhe verifikimit paraprak të gjendjes shëndetësore, mjekët në pikat kufitare pyesin udhëtarët, nëse vijnë nga vendet ku tashmë ka patur raste me koronavirus.

Personeli mjekësor mban shënim emrat, numrin e telefonit dhe adresën në Shqipëri të personave, me qëllim mbajtjen në survejim për rreth 14 ditë, e cila është periudha që virusi mund të shfaqë shenjat.

Ndërkohë, në Kakavijë, kontrollet mjekësore nuk janë fare prezente në doganë. Një ditë më parë u premtua se do të vendosej një grup mjekësor, por kjo ende nuk ka ndodhur.