“Një maskë 500 lekë”, Prokuroria nis hetimet

maska farmacite 1100x620

Alarmi i koronavirusit rriti ndjeshëm kërkesat për maska dhe produkte të tjera që parandalojnë simptomat e gripit.

Për këto raste, mësohet se këtë të martë, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet. Hetimet kanë nisur pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve.

Farmacistë, të pyetur një ditë më parë nga A2, u shprehën se ka një mungesë të theksuar të maskave, ndërsa theksojnë se për këtë arsye disa farmaci i kanë shitur edhe me 500 lekë maskat e thjeshta.