Testet e F1, lajme të këqija nga Mercedesi për tifozët e spektaklit – A2

Testet e F1, lajme të këqija nga Mercedesi për tifozët e spektaklit

mercedes w11 600x338

Njëvendëshja e re Mercedes W11 prezantoi përmirësime pothuajse në të gjitha aspektet gjatë testimeve të para të Formula 1, duke kërcënuar dominim absolut edhe këtë sezon.

Në 3 ditët e para të testimeve në Spanjë, Mercedesi ra në sy për timonin e lëvizshëm që lejon ndryshimin e këndit të gomave gjatë garës, që mund të sjellë avantazhe. Hamilton dhe Bottas e provuan risinë dhe shënuan me lehtësi të madhe kohët më të shpejta të javës.

Të gjithë ekipet e tjera po i frikësohen që tani një sezoni tjetër të dominuar krejtësisht nga Mercedes, që pavarësisht se kishte një makinë kampione, dimrin e ka kaluar duke punuar fort për përmirësimin e mëtejshëm të saj.

Drejtori teknik i Mercedesit, James Allison, tha: “Ishte tunduese ideja që të ruanim makinën e vitit të kaluar, pasi ishte shumë e mirë dhe e zhvilluam mirë gjatë vitit, por menduam se nuk do të ishte mjaftueshëm për të fituar edhe këtë vit”.

Nga ana tjetër, Ferrari zhgënjeu në testime, ndërsa Red Bull i beson talentit të Verstappen dhe progresit të Hondës.

Kur duhen rreth dy javë nga nisja e Botërorit të Formula 1, duket se Mercedes nuk ka kundërshtarë, të paktën për momentin…