Union Berlin fiton ndaj Frankfurt, protestë e tifozëve kundër ndeshjeve të hënën

BUNDESLIGE PROTESTAT frame 0 1100x620

Takimi i javës së 23-të, në Bundesligën gjermane mes Eintracht Frankfurt dhe Union Berlin përfundoi me fitoren e skuadrës kryeqytetase 2-1.

Më shumë sesa rezultati, për dy klubet që ndodhen fare pranë, vetëm një pikë larg në mesin e tabelës, ajo që bëri përshtypje ishte revolta e tifozëve të Frankfurtit ndaj klubit.

Thuajse gjysma e stadiumit ishte e boshatisur. Kjo pasi tifozët refuzojnë që ndeshjet e futbollit të luhen ditën e hënë.

Në sektorin prapa portës në këtë takim nuk kishte as edhe një tifoz, ndërkohë që ishte vendosur një banderolë gjigante, ku e hëna, konsiderohet e papranueshme për të shkuar në stadium.