Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

1 mld nga donatorët, Xhepa: Borxhi do të pengojë marrjen e kredive

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 11:46 | Ekonomi
1 mld nga donatorët, Xhepa: Borxhi do të pengojë marrjen e

Qeveria nuk do të mund të përdorë të gjitha kreditë e përfituara nga Konferenca e Donatorëve për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik. Eksperti për ekonominë, Selami Xhepa, deklaron se hapësirat janë të kufizuara dhe përthithja e plotë e huave do të rrezikonte ekonominë.

“Gjendja e ekonomisë së vendit është e dobët. Mundet të ketë hapësirë për një rritje, por kur flas për këtë nuk nënkuptoj shifrën 800 milionë, pasi kjo është me një kosto shumë të thellë, por për 100 milionë, 150 milionë.”, shprehet Selami Xhepa, ekspert për ekonominë.

Xhepa përjashton mundësinë për rritje të taksave, ndërsa shprehet skeptik për nismën e qeverisë për heqjen e TVSH-së për lëndët e para që do të përdoren për rindërtimin, pasi sipas tij, do të përkthehen në të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit.

“Hapësirat në Shqipëri për rritje të mëtejshme të barrës fiskale, unë mendoj që janë pothuajse inekzistente. Këto lloj përjashtimesh, jo vetëm që nuk janë efektive, por do të krijojnë premisa për të krijuar më shumë humbje të të ardhurat”, shprehet eksperti.

Në fund të vitit të kaluar, borxhi publik zbriti në nivelin 65.8%, të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por në vlera absolute u rrit në 9.1 miliardë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani