Ana pozitive e koronavirusit, ulet niveli i ndotjes së ajrit

ndotja kina koronavirus 600x338

Koronavirusi që po paralizon ekonominë botërore dhe po përhap panik te njerëzit ka edhe një anë pozitive. Në Kinë duket se virusi i ri po ul emetimet që ndotin mjedisin.

Në fakt, duke qenë se fabrikat po punojnë aktualisht me 30% të funksionimit normal ka bërë që ajri të përmirësohet ndjeshëm. Sipas “Business Insider”, emetimet e dioksidit të karbonit kanë pësuar një ulje të barabartë me 100 milionë tonelata.

Pra, për ta shndërruar Kinën në një shtet miqësor me mjedisin u desh një virus.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, vend i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes botërore të këtij virusi vdekjeprurës, vijon të ulet në mënyrë domethënëse.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, konfirmon se në 24 orët e fundit janë shënuar 406 raste, me infeksion nga koronavirusi, krahasuar me 508 që ishte një ditë më parë. Në këtë mënyrë, numri total i rasteve me koronavirus në Kinë ka arritur në 78,064.

Gjithashtu, Komisioni i Shëndetësisë bën me dije se numri i viktimave ka arritur në 2715, bilanc ky që u rrit me 52 të tjerë vetëm gjatë ditës së martë.

Të gjitha rastet e vdekjes u shënuan në provincën Hubei, ajo që konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes së virusit. Jashtë provincës së Hubeit, numri i rasteve të reja në Kinë ra në 5, duke u ulur për të pestën ditë radhazi dhe duke shënuar numrin më të ulët që nga 20 janari.