Basket, Vllaznia mund Pejën në Ligën Ballkanike dhe shpreson për fazën play-off

BASKET VLLAZNIA frame 126 1100x620

Vllaznia në basketboll fitoi ndeshjen e radhës së Ligës Ballkanike duke rihapur mundësinë e kualifikimit në fazën play-off të kësaj gare.  Basketbollistët “kuqeblu” mundën 78-62 skuadrën kosovare të Pejës, në ndeshjen e luajtur në Shkodër.

Ndeshja nisi mirë për Vllazninë që arriti jo vetëm të shënojë pikët e para, por të udhëheqë deri në shtatë pikë ndaj ekipit kosovar.

Shkodranët e ruajtën avantazhin deri në fund, për të marrë një fitore, që rrit shanset, për të qenë në mes të katër ekipeve më të mira, të cilat do të sigurojnë të drejtën për në play-off, në garën më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit.