City fiton me përmbysje në Bernabeu, Reali me një këmbë jashtë Champions-it – A2

City fiton me përmbysje në Bernabeu, Reali me një këmbë jashtë Champions-it

real city 600x338

Manchester City ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madrid, duke hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, triumfoi 2-1 në Madrid, duke përmbysur disavantazhin pas golit të Isco.

Gabriel Jesus dhe De Bruyne me 11-metërsh i dhanë fitoren “Citizens” në një ndeshje që dukej e kontrolluar nga madrilenët.

City kishte një rast shumë të mirë për të shënuar edhe golin e tretë, por Gabriel Jesus u ndalua me faull nga Sergio Ramos kur ishte vetëm përballë portierit, duke bërë që kapiteni i Realit të ndëshkohej me të kuq.