Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kultivimi i bimëve narkotike, kontrolle masive në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 16:48 | Kronikë
Kultivimi i bimëve narkotike, kontrolle masive në të gjithë

Policia e Shtetit ka njoftuar se po zhvillon një operacion policor masiv në të gjithë vendin për kontrollin e serrave, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, zonave të pyllëzuara, banesave të braktisura, ambienteve të mbyllura, magazinave, vilave dhe banesave të dyshuara, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

“Në operacionin masiv, që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit dhe është në vijim, janë duke kryer kontrolle në terren 445 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 2225 punonjës policie. Deri në këto momente, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle. Nga këto, 4956 në serra, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike. Po gjatë operacionit, gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të një banese të dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike, kanë kapur shtetasin A. M., person i  shpallur në kërkim për vjedhje. Gjithashtu, po gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në fshatin Gur i Zi, është kapur personi në kërkim I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi. Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike”, lexohet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë