Ludogorets në ankth nga koronavirusi, zbret nga autobusi me maska dhe doreza – A2

Ludogorets në ankth nga koronavirusi, zbret nga autobusi me maska dhe doreza

Me maska në fytyrë dhe doreza në duar, janë parë lojtarët e Ludogorets, në rrugën e shkurtër, që bënë nga zbritja nga autobusi, deri në hyrjen e hotelit në Milano. Ata ndodhen aty për t’u ndeshur me Interin, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Klubi bullgar i kishte kërkuar sqarime UEFA-s dhe Interit në lidhje me situatën në Lombardi nga koronavirusi, por informacionet e marra duket se nuk janë interpretuar si duhet nga bullgarët.

Në fakt, maskat nuk i shërbejnë aspak dikujt që nuk është i sëmurë, por duhen përdorur vetëm nga të infektuarit dhe personeli i spitalit.