Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Marrëveshja për FSK-në, Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 17:21 | Kosova
Marrëveshja për FSK-në, Kurti kërkon shkarkimin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon shkarkimin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, në prill të vitit 2013, ka nënshkruar një marrëveshje sekrete në Bruksel që FSK-ja të mos hynte në Kosovën Veriore pa pëlqimin e KFOR-it.

Kjo, tha Kurti në një konferencë të jashtëzakonëshme për shtyp, përbën shkelje flagrante.

“Dje pasdite unë i kam dërguar një letër kryetares së Kuvendit, por edhe Presidentit Thaçi dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, që ka të bëjë me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga Presidenti më datën 19 prill të vitit 2013. Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel, por kishim dy të tilla. Ishte një marrëveshje mes Thaçit e Daçiçit dhe kjo e dyta e njëanshme e Thaçit, që FSK-ja nuk do të shkojë në Kosovën Veriore, pa dakordim me KFOR-in”, tha ai.

Sipas Kurtit, është e rëndësishme të mësohet se kush ka kërkuar që të nënshkruhet kjo marrëveshje. Ai tha gjithashtu, se ende është i interesuar të takohet me Presidentin Thaçi, për bashkërendim qëndrimesh në politikën e jashtme.

“Për ne është e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar këtë marrëveshje, sepse nuk besoj se Brukseli e ka kërkuar këtë. Para se të shkojmë në Mynih, unë jam munduar që ta takoj presidentin në mënyrë që në politikën e jashtme mos të jemi kakofoni zërash. Prej 3 shkurtit, Kosova ka qeveri të re. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë e me parime dhe atë unë e udhëheq si kryeministër. Unë vazhdoj të insistoj që duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me presidentin dhe jo vetëm”, deklaroi Kurti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë