Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një paciente diagnostikohet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ishte kthyer nga Italia

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 17:33 | Ballkani
Një paciente diagnostikohet me koronavirus në Maqedoninë e

Një person është diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Konfirmimin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Bëhet fjalë për një grua 50-vjeçare e cila kishte mbërritur në vend nga Italia, pasi kishte qëndruar për dy muaj atje te të afërmit e saj.

Testimi i pacientes ka rezultuar pozitiv dhe për momentin, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, është shtruar në repartin infektiv, ku është në gjendje të qëndrueshme dhe do të mbahet aty për të paktën 14 ditë.

Ministri Filipçe tha se analizave do t’u nënshtrohen edhe të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar me zonën nga Italia për të parë nëse kanë simptoma apo janë të infektuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani