Përleshje për ushqime brenda “zonës së kuqe” në Itali

perleshje itali 1100x620

Një video është publikuar së fundmi në media dhe rrjetet sociale, ku shihen dy persona që përfshihen në një përleshje, brenda “zonës së kuqe” në Itali, ku mbi 50 mijë persona qëndrojnë në karantinë, për shkak të koronavirusit.

Në pamje shihen dy persona brenda një supermarketi që godasin njëri-tjetrin me grushte, ndërkohë që një anëtar i stafit, përpiqet t’i ndajë.

Sipas dëshmive, ngjarja është filmuar në qytetin e Casalpusterlengo, një nga 10 qytetet në rajonin e Lombardisë, që është vendosur në karantinë për shkak të virusit.

Ushqimet po mbarojnë shpejt nëpër supermarkete dhe shumë pak dyqane qëndrojnë të hapura, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën për të mbajtur në karantinë 14 ditore rajonin.