Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rindërtimi në Mirditë, përfundojnë aplikimet online, janë më shumë nga akt-konstatimet

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 10:35 | Aktualitet
Rindërtimi në Mirditë, përfundojnë aplikimet online,

Kreu i bashkisë së Mirditës, Ndrec Deda ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2, ku foli për situatën e krijuar pas tërmetit në zonën që ai drejton dhe procesin e rindërtimit.

Kryebashkiaku Deda, u shpreh se janë identifikuar të gjitha dëmet në banesa në bashki dhe aktualisht po zhvillohet një proces diskutimi me banorët për zonat ku do të rindërtohet.

Deda shpjegoi, se në bashkinë e Mirditës, të gjithë familjet e prekura nga tërmeti, janë strehuar dhe procesi i aplikimit online ka përfunduar.

“Në Rrëshen janë dëmtuar 2 pallate të cilat do të prishen dhe rindërtohen. Rreth 32 familje janë strehuar në konviktin e gjimnazit dhe disa të tjerë janë me qira. Në fshatra, 62 familjeve iu kemi çuar çadrat, ndërsa familjet me të sëmurë i kemi strehuar në kontejnerë. Aktualisht, jemi në një fazë konsultimi, pallatet do të ndërtohen aty ku janë, ndërsa ata nëpër fshatra do t’i pyesim banorët nëse duan të shkojnë në zona urbane, apo duan sërish banesa aty ky janë, pasi një pjesë e tyre janë të lidhur me fshatin. Në Mirditë, ka përfunduar procesi i aplikimit online, i kemi tërhequr vetë banorët të aplikojnë. Janë 361 aplikime, më shumë se akti i konstatimeve”, u shpreh Deda.

A2 CNN Livestream

Dita jonë