Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sistemi VAR, Duka: Synojmë ta zbatojmë nga sezoni 2021-2022

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 13:01 | Futboll
Sistemi VAR, Duka: Synojmë ta zbatojmë nga sezoni 2021-2022

Federata Shqiptare e Futbollit, ka ngritur një grup pune dhe ka filluar seminaret dhe takimet me IFAB dhe FIFA, për zbatimin e sistemit VAR në kategorinë Superiore.

Seminari i parë është zhvilluar të martën dhe të mërkurën, me praninë e Presidentit Armand Duka dhe Thibaud Nijssen, nga IFAB, si menaxher i shërbimeve të futbollit, Bhaveshan Moorghen, nga Departamenti i Teknologjisë dhe Inovacionit në FIFA dhe Mike Bossler nga Sektori i Arbitrimit në FIFA, si dhe drejtues të FSHF-së që janë pjesë e grupit të punës.

Presidenti Duka, shprehu vullnetin e tij për ta implementuar këtë sistem në Kategorinë Superiore nga sezoni 2021-2022, dhe kërkoi nga ekspertët e IFAB-së dhe FIFA-së, ekspertizën e nevojshme për të rritur kapacitetet njerëzore dhe sugjeruar sistemin më të mirë që duhet implementuar.

“Jemi në këtë takim për sistemin VAR, pavarësisht se ka mendime të ndryshme, ky është një vendim për t’u respektuar dhe për t’u zhvilluar. Si të gjitha vendet evropiane dhe përtej, që e kanë implementuar, ne kemi vendosur ta fillojmë këtë proces. Objektivi jonë është që ta fillojmë në sezonin 2021-2022. Unë mendoj se duhet ta fillojmë me një kategori dhe besoj se do të fillojmë me Kategorinë Superiore. Brenda një kampionati të jem me dy standarde do të jetë e vështirë, nëse e implementojnë në disa ndeshje. Unë mendoj se duhet të arrijmë ta fillojmë me të gjithë kampionatin e Kategorisë Superiore në edicionin 2021-2022”, u shpreh Duka.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani