Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Teatri, Basha: Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve të shqiptarëve me njoftime gjysmake

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 18:25 | Politikë
Teatri, Basha: Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në Twitter në lidhje me njoftimin e Bashkisë Tiranë, ku thuhet se kompania private që do të ndërtonte Teatrin e ri Kombëtar është tërhequr dhe godina e re do të ndërtohet nga buxheti i shtetit.

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve të shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj”, shkruan Basha në rrjetin social.

https://a2news.com/2020/02/26/teatri-kombetar-budina-levizje-politike-do-te-vazhdojme-protesten/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu