Udhëtim në Nju Jorkun e vitit 1911, me cilësinë 4K – A2

Udhëtim në Nju Jorkun e vitit 1911, me cilësinë 4K

Një video e vitit 1911 e titulluar, “Një udhëtim përmes qytetit të Nju Jorkut”, është rikthyer në jetë më shumë se një shekull më pas përmes inteligjencës artificiale.

E xhiruar fillimisht nga një kompani suedeze prodhimesh kinematografike, video në bardhë e zi është restauruar në cilësinë 4K, me 60 “frame” për sekondë. Materiali 8-minutësh është përpunuar nga Denis Shiryaev, një prodhues videosh për YouTube, që ka kryer edhe më parë transformime të tilla.

Video është përmirësuar duke përdorur programe të fuqishme si “Gigapixel AI” dhe “DAIN”. Video fillimisht është shfaqur në Muzeun e Arteve Moderne (MOMA) në Nju Jork, ndërsa pak ditë më parë është botuar në YouTube nga Shiryaev.

Në video tregohet jeta e përditshme në Nju Jorkun e atyre viteve, ndërsa në një moment shfaqet edhe Statuja e Lirisë, ura e Bruklinit, apo godina “Flatrion”, disa nga monumentet më të famshme të atij që konsiderohet si një prej qyteteve më të bukur në botë.