Vrau motrën dhe vëllanë në Kodër-Rrëshen, policia jep shpërblim për kapjen e autorit

Untitled collage 2 1100x620

Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion 5 milionë lekë, për këdo që jep informacion të saktë, mbi vendndodhjen e shtetasit Fatmir Koleci, i cili vrau një ditë më parë motrën dhe vëllanë në fshatin Kodër-Rrëshen.

Policia fton qytetarë të telefonojnë në numrin,  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112, apo në Komisariatin Dixhital nëse kanë informacione të rëndësishme, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Vladison dhe Esmeralda Filopati u qëlluan me armë zjarri, në oborrin e banesës së tyre, mbrëmjen e së martës, nga 47-vjeçari Fatmir Kolecaj, ish bashkëshorti i 33-vjeçares.

viktimat

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së martesës së Esmeralda Filopatit dhe Fatmir Kolecit. Sipas burimeve mendohet se autori kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer në Shqipëri.

Ndërkohë, Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vijuar pa ndërprerë, kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara, ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.