Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Për një Ferrari lodër, 12 900 euro...

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 17:54 | Lifestyle

Të zotërosh një Ferrari 250 TR (Kokëkuqja e parë) në garazh është një luks që mund t’ia lejojnë vetes vetëm pak miliarderë, por edhe nëse kënaqesh me një version në miniaturë të kësaj makine duhet të jesh të paktën milioner.

Një makinë lodër e vendosur në shitje nga Amalgam kushton plot 12 900 euro. Pse një çmim kaq i shtrenjtë për një makinë lodër? Sepse janë prodhuar vetëm 3 makina të tilla dhe të trija janë punim me dorë në bashkëpunim me Ferrarin.

Për të trija janë përdorur të njëjtat materiale me të cilat është krijuar modeli i vitit 1958 që garoi në 24 orët e La Manshit.

Gjithashtu, makina lodër ka të njëjtën pamje si të makinës origjinale kur përfundoi garën e lodhshme që zgjat 24 orë. Njollat e baltës dhe të vajit janë të pikturuara në pjesën e pasme të saj.

Sigurisht që një kujdes kaq i jashtëzakonshëm ndaj detajeve nuk mund të kushtojë pak.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu