Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Europa League, Roma, Arsenal dhe Inter zbresin sot në fushë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 08:06 | Futboll
Europa League, Roma, Arsenal dhe Inter zbresin sot në fushë

Europa League do të mësojë sot emrat e tjerë të skuadrave që do të kalojnë në turin e 1/8-ave. Teksa Inter ka hedhur një hap të sigurt pas fitores 2-0 në takimin e parë në Bullgari ndaj Ludogorets, ndryshon situata për skuadrat e tjera pretendente.

Manchester United do të pres belgët e Club Brugge, ndërsa ka barazuar 1-1 në aktin e parë. Kualifikimi mbetet i hapur edhe për Arsenalin dhe Romën që përballen respektivisht me Olympiakos dhe Gent, ndërsa avantazhi i tyre është vetëm me një gol.

Skocezët e Raingers, ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Florian Kamberi, janë skuadra e parë e që ia dolën të kualifikohen pasi mundën 1-0 portugezët e Bragës. Kamberi ishte titullar për 78 minuta në këtë përballje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani