Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Heqja e pjesshme e taksës, Haradinaj: Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 19:04 | Kosova
Heqja e pjesshme e taksës, Haradinaj: Sonte Albin mashtruesi u dorëzua

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për taksen ndaj Serbisë.

“Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1633586096765798/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference të jashtëzakonshme që po mban sonte, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë. Ai po ashtu ka paraqitur data dhe kushte tjera për heqjen e taksës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë