Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

KPA shkarkon nga detyra prokuronin Besnik Cani, KLP mbetet me 10 anëtarë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 10:15 | Aktualitet
KPA shkarkon nga detyra prokuronin Besnik Cani, KLP mbetet me 10

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani.

Gjatë seancës së vlerësimit në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, komisioneri publik, që kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tha se nga shqyrtimi i dosjes u provua se Cani gjendet në kushte të pamjaftueshme për të kryer disa blerje.

“Subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme. Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj. Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të dhurimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekësh. Për periudhën 2010-2015, subjekti ka një bilanc negativ 2 milionë lekë, mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve”, tha komisioneri publik.

Ai kishte kundërshtime edhe për aftësitë profesionale, pasi sipas tij, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave. “Subjekti ndodhet në kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, kushte që bien ndesh me detyrën e magjistratit”.

Gjatë prezantimit të argumenteve të tij, Cani tha se nuk mund të mohohet lufta që ka bërë kundër gjakmarrjes gjatë kohës që ka drejtuar Prokurorinë e Shkodrës. “Reforma u pa si një dritë të tunelit nga populli shqiptar dhe unë. Kjo reformë u prit me entuziazëm, megjithatë sot përballem me ju për debatet mbi dokumentacionin”, tha ai.

Me shkarkimin e Canit, tashmë Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet me 10 anëtarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë