OFL i kërkon të justifikojnë pasurinë Arben Frrokut

arben frroku frame 223 1100x620

Operacioni Forca e Ligjit, ka vijuar edhe këtë të enjte, me dërgimin e formularëve për vetëdeklarim të pasurisë, këtë herë ndaj 3 personave që janë subjekt i këtij ligji.

Tre personat që morën formularin janë: Jasim Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Arben Frroku, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe Durim Keçi, banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.