Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rritja e gjobave, Sulçe: Jo efektive, për të mbushur arkën e shtetit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 17:15 | Aktualitet
Rritja e gjobave, Sulçe: Jo efektive, për të mbushur arkën

Ekspertët janë skeptikë për paketën e masave të reja për rritjen e sigurisë rrugore. Sipas Artur Sulçes, ashpërsimi tyre është i ekzagjeruar dhe shumëfishimi i gjobave po përdoret vetëm si një instrument për të mbushur arkën e shtetit.

“Këta i kanë shërbyer vetes së vet, jo zhvillimit. Duhet ta detyrojnë përdoruesin të sillet sipas ligjit. Mund të them se na duhet buxheti i shëndoshë dhe asgjë më shumë. Nuk mund të ketë gjoba dhe penalitete për përdoruesit e rrugës më të mëdha se sa paga mesatare”, thotë Sulçe.

Teksa deklaron se ndryshimet e parashikuar në Kodin Rrugor nuk do të rezultojnë efektive, eksperti Artur Sulçe propozon disa masa konkrete për parandalimin e aksidenteve. “Nëse një drejtues nuk pranon të bëjë testin e alkoolit, apo drogës, të quhet e mirëqenë që ai e ka pirë atë edhe kur nuk e ka pirë”, thotë ai.

Sipas Institutit të Statistikave, vetëm gjatë vitit të kaluar u regjistruan mbi 1498 aksidente rrugore, ku humbën jetën 227 persona. Pjesa më e madhe e rasteve kanë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani