Shtohen rastet në Evropë, Arabia Saudite ndalon pelegrinazhin në Mekë

Koronavirusi ne Europe 1100x620

Zgjerohet harta e përhapjes së koronavirusit në Evropë. Danimarka, Rumania dhe Estonia, janë të fundit që raportojnë raste me Covid-19, pasi më herët Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Norvegjia, konfirmuan se virusi kishte mbërritur edhe në këto vende.

Të infektuarit janë kryesisht persona që kanë udhëtuar në Itali së fundmi. Arabia Saudite ndalon udhëtimet në vendin më të shenjtë të Islamit, vetëm disa muaj para pelegrinazhit të Haxhit, ndërsa autoritetet morën masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në mbretëri. Vendimi pengon të huajt të shkojnë në Mekë, struktura në formën e kubit, ku 1,8 miliardë myslimanë luten 5 herë në ditë.

Koreja e Jugut dhe Irani vazhdojnë të mbetet vatra të rëndësishme të virusit, me respektivisht rreth 1800 dhe 140 të prekur. Presidenti amerikan Donald Trump ngarkoi zëvendësin e tij Mike Pence, për të menaxhuar përpjekjet për frenimin e epidemisë në SHBA, mes shqetësimeve për rritje të rasteve.

Në rang global, mbi 80 mijë persona në rreth 40 vende, janë infektuar nga virusi, shumica e të cilëve në Kinë. Viktimat janë rreth 2,800, ndërsa shumica e rasteve të vdekjeve nga virusi janë në Kinën kontinentale.