Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Statistikat e koronavirusit, deri më tani mbi 32 mijë të shëruar

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 10:48 | Bota

Paniku nga rreziku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë u rrit, pas shtimit me ritme të larta të rasteve në Italinë fqinje, nga e premtja e javës së kaluar, por rastet e reja në të gjithë botën kanë rënë me ritme të ndjeshme.

“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri më tani 32,968 persona kanë arritur të shërohen nga ky virus.

Deti tani, në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur 82,393 persona, nga të cilët 2,807 kanë humbur jetën, 32,968 janë shëruar, ndërsa 46,618 janë aktualisht të infektuar.

Nga numri total i të infektuarve 38,149 persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 8,469 në gjendje kritike.

Shtetet me numrin më të lartë të të prekurve

Paraqitja grafike e personave të prekur dhe e atyre të vdekur nga koronavirusi

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani