Sulm me bomba, vriten 22 ushtarë turq në Siri

Të paktën 22 ushtarë turq mbetën të vrarë nga një sulm me bomba të forcave të regjimit sirian. Lajmin e konfirmoi guvernatori i provincës turke Hatay, Rahmi Dogan.

Disa ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi në Idlib, ku ishin pozicionuar forcat turke. Pas sulmit, Presidenti turk, Recepp Tayyip Erdoğan, zhvilloi një takim me drejtuesit më të lartë të sigurisë në vend.

Forcat siriane po përpiqen të rimarrin Idlibin që kontrollohet momentalisht nga rebelë të mbështetur nga Turqia.

Të enjten paradite, Erdoğan tha se 3 ushtarë turq kishin humbur jetën gjatë një sulmi nga ajri në Idlib. Ndërsa Ministria turke e Mbrojtjes tha se ishte kundërpërgjigjur duke goditur pozicione të forcave siriane.